Mbahen prej javësh në frigoriferë, zbulohet arsyeja pse Kosova nuk po i përdor testet e ardhura nga Serbia

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet kosovare nuk i kanë përdorur ende testet e dhuruara nga Serbia. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, atyre nuk u ka ardhur akoma rendi.

Autoritetet kosovare nuk i kanë përdorur ende 1000 testet ndaj COVID-19, të dhuruara nga Serbia disa javë më parë. Prej javësh testet janë duke u mbajtur në frigoriferë. Në një deklaratë për “Gazeta Express”, ministria e Shëndetësisë, bëri me dije se testeve nuk u ka ardhur akoma rendi, prandaj nuk po përdoren.

Për shkak se ka teste të tjera të cilat janë duke u përdorur”, kanë deklaruar shkurt zyrtarët e MSH’së.

Tashmë Kosova ka në dispozicion 10 mijë teste, ndërsa 10 mijë të tjera pritet të sigurohen gjatë kësaj jave.

IKSHPK ka teste te mjaftueshme për momentin për të kryer testimet e nevojshme sipas indikacioneve te përcaktuara nga ky institut. Ka rreth 10 mije teste në dispozicion dhe po aq të tjera që pritet të merren këtë javë”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Testet e ardhura nga Serbia ndezën një debat publik në Kosovë, ku politikanë dhe qytetarë dolën kundër përdorimit të tyre. Ndërsa vetë ish-kryeministri Albin Kurti u shpreh se ky gjest nuk duhet të politizohet.

Share This Article