Portieri spanjoll, Iker Casillas konfirmoi se do të heqë dorë nga gara për t’u bërë president i Federatës spanjolle të Futbollit, (RFEF), zgjedhje që janë planifikuar për këtë vit.
“Arsyeja kryesore që më ka shtyrë të marr këtë vendim është situata e jashtëzakonshme sociale, ekonomike dhe shëndetësore që po kalon vendi ynë. Kjo ka bërë që zgjedhjet të kalojnë në plan të dytë”, deklaroi Casillas.
“Unë mendoj se është koha për të shtuar dhe jo për të përçarë, sepse futbolli dhe shoqëria kanë nevojë për këtë”, shtoi ai.