Ministri Klosi vizitë në Kosovë: Vizitoni bregdetin shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Turizmi shqiptar dhe ai kosovar janë duke i mbajtur shpresat tek njëri-tjetri për t’i mbijetuar pasojave që ka nisur t’i sjell pandemia.

Për këtë Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka pritur në takim Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi, të cilët kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit me qëllim të krijimit të një oferte të përbashkët turistike.

Ata u kanë bërë ftesë qytetarëve që destinacion këtë vit t’i kenë zonat turistike të të dyja vendeve.


Pjesë e takimit ishin edhe kryetarët e dy bashkive më të vizituara nga kosovarët, të Lezhës në veri, e Vlorës në Jugn të cilët folën për investimet e bëra në turizëm.

Vetëm gjatë sezonit turistik të vitit 2019, mbi 3 milionë qytetarë kanë kaluar pikën kufitare Vërmicë- Morinë, në drejtim të bregdetin shqiptar.

Share This Article