Italia ka raportuar 47 vdekje të reja nga koronavirusi brenda 24 orëve të fundit, nga 66 të enjten. Gjithashtu, numri ditor i rasteve ka rënë në 251, nga 333 dje.
Italia vazhdon të raportojë numrin e katërt të vdekjeve në botë, pas SHBA, Brazilit dhe Mbretërisë së Bashkuar. Sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile të vendit totali i vdekjeve është 34,561.
Gjithashtu janë konfirmuar më shumë se 238,000 raste në të gjithë vendin, megjithëse numri i personave të regjistruar si bartës të virusit ka rënë në 21.543, nga 23,101 të enjten. Që nga fillimi i majit, Italia gradualisht po lehtëson kufizimet e saj të bllokimit. Autoritetet kanë hequr në mënyrë të njëanshme mbylljet e kufijve dhe kufizimet rajonale të udhëtimit dhe vendi hyri në fazën e tretë të ngritjes së bllokimit të tij në 15 qershor./BBC