Në prag të zgjedhjeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilat do të mbahen në 15 korrik, Qendra për Studim të Politikave, Maqedoni realizoi një hulumtim të shkurtër në periudhën prej 12 deri më 15 qershor 2020, ku janë përfshirë 770 të anketuar shqiptarë në nivel të gjithë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në hulumtim qytetarët kanë shprehur qëndrimet e tyre rreth propozimit për kryeministër të parë shqiptar. Për ruajtje të relevancës dhe paanshmërisë së hulumtimit, u krijua pyetësori i paanshëm dhe objektiv, i përbërë prej vetëm tre pyetjeve lidhur me temën. Për realizim të hulumtimit u shfrytëzua ekzemplar i rastit, me qëllim që të ruhet përfaqësimi i popullsisë me përkatësi etnike shqiptare, sipas rajoneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në të, janë ruajtur specifikat demografike të popullsisë, siç janë struktura gjinore, grupet e moshës, shkalla e arsimimit, me ndarje përkatëse të të anketuarve sipas vendit të banimit dhe përfaqësimit rajonal. Në pyetjen: A e mbështesni idenë se ka ardhur koha për një kryeministër shqiptar pas zgjedhjeve parlamentare? 60.1 % e të anketuarve janë përgjigjur, 17.9% e të anketuarve janë përgjigjur Jo si edhe pa përgjigje rreth 20.0%. Pyetjes – A besoni se është e mundur që do të ketë një Kryeministër shqiptar në Maqedoni në të ardhmen e afërt? 51.4% e të anketuarve i janë përgjigjur Po, 23.5% janë përgjigjur negativisht dhe 25.1%, pa përgjigje.
Pyetjes: A do të ndikojë në zgjedhjen tuaj për cilën parti do të votoni, pranimi ose mospranimi i idesë së një Kryeministri shqiptar nga ana e partive 23.5% e të anketuarve janë përgjigjur PO, 37.4% – Jo dhe 39.1% e të anketuarve nuk kanë preferuar të përgjigjen.
Përgjigjet e pyetësorit pasqyrojnë strukturën demografike të të anketuarve dhe preferencat dhe qëndrimet e tyre. I gjithë hulumtimi i nënshtrohet gabimit statistikor prej rreth +/- 2%. Prandaj, të gjitha rezultatet e dhëna në raport mund të lëvizin në atë interval.