Disa grupe kane thyer xhamat e shitoreve, kanë rrëmbyer gjëra dhe kanë sulmuar veturat e policisë në qendrën e Stuttgardit gjatë natës se kaluar, raporton BBC.
Policia gjermane tha se gjatë dhunës ishin lënduar me dhjetëra policë.
Video të publikuara në Twitter tregojnë njerëz që po plaçkitnin shitoret dhe po hidhnin gurë të mëdhenj drejtë veturave të policisë.
Policia e Stuttgartit tha se dhuna nisi pas kontrollimit të një incidenti me drogë.
Ende nuk ka detaje se cila ishte arsyeja për ndezjen e kësaj trazire. Raportet thonë se ishin të përfshirë me qindra njerëz, transmeton KOHA.@majestydav
My City 3 Hours ago. The Internet is making it a Trend. -Stuttgart, Germany
26Twitter Ads info and privacy33 people are talking about this
Deklarata e policisë tha se disa njerëz kishin hedhur gurë të mëdhenj të trotuareve dhe objekte tjera drejtë veturave të policisë. Në një moment, policia tha se situata “kishte dalë prej kontrollit”.
Situata u qetësua pas agimit dhe zjarrfikësit filluan të rregullojnë shumë xhama të thyera të shitoreve.
Policia tha se janë duke hetuar 20 persona që u arrestuan gjatë trazirës. Sidoqoftë, shumë nga njerëzit e përfshirë po mbanin helmeta ose maska për të fshehur fytyrën.ISCResearch@ISCResearchReplying to @ISCResearch
MORE EVIDENCE IN THIS FOOTAGE
Criminals immigrants destroyed a police van in downtown Stuttgart overnight as looting & riots occurred #Stuttgart #Germany #riots
58Twitter Ads info and privacy62 people are talking about this
©