Dita Botërore e Shëndetit është një forum për informimin dhe diskutimin rreth shëndetit në botë. Ajo festohet çdo vit në 7 prill në 193 vende anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Caktimi i ditës Botërore të Shëndetit ishte një nga aktet e para zyrtare të OBSH-së.
7 prilli është dita e miratimit zyrtar të kushtetutës se OBSH-së, kështu që kjo ditë kujton pikërisht atë moment të rëndësishëm të jetës së OBSH-së. Që prej vitit 1950 Dita Botërore e Shëndetit i kushtohet një çështje të caktuar specifike që përbën shqetësim botëror.
Мe rastin e 7 Prillit – Ditës Botërore të Shëndetit, Shoqata e Qytetarëve për Promovimin e një Jete më të Shëndetshme “Shëndeti im” organizon stenda të hapura për matje të plotë të yndyrës totale, sheqerit në gjak dhe tensionit të gjakut nga ekipet profesionale, këshilla për një shëndet më të mirë.