Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim kryenegociatorin e emëruar nga qeveria për negociatat me Bashkimin Evropian, Zef Mazi.
Meta shkruan se politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, është e rëndësishme përgatitja teknike dhe rritja e kapaciteteve negociuese.
Ndërsa e siguroi Mazin për mbështetje të plotë nga ana e presidencës.
“Kënaqësi të prisja sot në takim Ambasador Zef Mazin, i emëruar nga Qeveria Kryenegociator për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Diskutuam hapur e në mënyrë konstruktive për perspektiven e çeljes së negociatave.
Ndërsa politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, është e rëndësishme përgatitja teknike dhe rritja e kapaciteteve negociuese.
E sigurova për mbështetjen e plotë në detyrën e tij nga institucioni i Presidentit të Republikës.
Integrimi evropian është objektiv mbarëkombëtar”, shkruan Meta.