Është rritur sërish numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë infektuar 50 persona të tjerë.
Kujtojmë se ditën e djeshme në vendin tonë u regjistruan 33 raste të reja.
Ndërkohë ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në spitalin Infektiv është rritur numri i të shtruarve. Deri më tani në këtë spital ka 82 të shtruar ndërsa numri i rasteve aktive është më shumë se 790 persona në të gjithë vendin.