Presidenti Ilir Meta ka qenë këtë të dielë i pranishëm në 50 vjetorin e shugurimit të kryeipeshkvit metropolit të Tiranë-Durrësit, imzot George Anthony Frendo, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.
Përmes një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social, Kreu i Shtetit ka shprehur mirënjohjen për kontributin e Frendos në Shqipëri si dhe ka uruar që lutja e tij për një Shqipëri më të drejtë e më vëllazërore të dëgjohet.
“I nderuar të merrja pjesë sot në meshën e organizuar me rastin e
50-vjetorit të shugurimit të kryeipeshkvit metropolit të Tiranë-Durrësit, imzot
George Anthony Frendo, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.
Duke vlerësuar kontributin dhe veprimtarinë e tij të spikatur në ringjalljen e
besimit dhe forcimin e harmonisë fetare, si dhe duke e falënderuar për gjithçka
ai ka bërë për komunitetin katolik në vendin tonë, i uroj imzot Frendos edhe
shumë vite të tjera në misionin e Tij hyjnor, në funksion të përhapjes së fjalëve
të Zotit dhe mësimeve të shenjta. U bashkohem lutjeve të Tij për një Shqipëri
më të drejtë, më të denjë dhe më vëllazërore!”,shkruan Presidenti Meta në një
postim në Facebook