Shtetet e New York, New Jersey dhe Connecticut do të kërkojnë nga vizitorët e vendeve me raste të larta më Covid-19 të karantinojnë për 14 ditë, thanë zyrtarët.
Guvernatorët e tre shteteve verilindore – dikur pikat e nxehta të koronavirusit – njoftuan sot këshillin e përbashkët të udhëtimit.
Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo tha se nuk dëshiron që vizitorët nga shtetet e tjera të sjellin Covid-19 me vete, sepse “ne kemi punuar shumë për të hequr transmetimin viral”.
Cuomo tha se rregulli i karantinës do të zbatohet për vizitorët nga shtetet ku 10% e popullsisë është e infektuar me Covid-19 me një mesatare shtatë-ditore.
Nëntë shtete, përfshirë Alabama, Arkansas, Arizona, Florida, Karolina e Veriut, Karolina e Jugut, Uashington, Juta dhe Teksasi, aktualisht plotësojnë atë prag të lartë të shkallës së infeksionit.
Karantina do të hyjë në fuqi të enjten.
Me më shumë se 31,000 vdekje dhe 412,000 raste deri më sot, New York ishte epiqendra e pandemisë në një fazë, por tani shtetet e tjera jugore dhe perëndimore po shohin rritje të infeksioneve./BBC