Ermir Lenjani është duke shkëlqyer në Zvicër me Sionin. Ai e ka gjetur sërish golin në Superligën e Zvicrës, të shtatin në 24 paraqitje, teksa ka dhuruar edhe 7 asiste – 10 në të gjitha garat.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenajni, ka vazhduar me formën e mirë në Zvicër.
Lenjani, që disa ditë më parë shënoi dy gola dhe i dha fitoren skuadrës së tij, sot e ka gjetur përsëri rrjetën në takimin kundër Luzern, sfidë që përfundoi 2-2.
Lenjani shënoi pas vetëm 10 sekondave lojë, në aksionin e parë të ndeshjes.
Shënimi i golit pas vetëm 10 sekondave, e fut Lenjanin në histori të futbollit zviceran për golin më të shpejt të shënuar.
Tashmë ai është edhe futbollisti i parë shqiptar që realizon kaq shpejt në një ndeshje dhe vendos rekord.