Barcelona sërish dështon, lëshon fitoren nga duart

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Barcelona ka bërë një hap fals në garën për titutll të La Ligës, duke lëshuar pikë në sfidën e sotme ndaj Celta Vigos.

Katalunasit ndanë pikët pas barazimit prej 2 me 2 në udhëtim te Celta.

Barça kaloi së pari në epërsi përmes Luis Suarezit, në minutën e 20, pas një asistimi të bukur të Messit.

Por, në pjesën e dytë vendasit arritën të barazojnë shifrat përmes Smolovit, i cili realizoi në minutën e 50.

Sërish në skenë u paraqit dyshja Messi – Suarez, me këtë të fundit që shënoi golin e dytë të Barçës në minutën e 67.

Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe në mintuën e 88 arritën të shënojnë golin e barazimit përmes Aspasit.

Barça me këtë fitore është në vendin e parë me 69 pikë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar se Reali që aktualisht ka një pikë më pak.

Kurse Celta Vigo në vendin e 16 ka 34 pikë.

Share This Article