Shumica e anëtarëve të BE-së kanë aprovuar një listë fillestare të vendeve jo-BE “të sigurta” – qytetarët e të cilëve do të lejohen të udhëtojnë në zonën BE / Shengen që nga 1 korriku.
SHBA nuk është në listë, Australia dhe Kanada janë. Kina do të ishte, nëse do të lejonte udhëtarët e BE-së atje. Mbretëria e Bashkuar do të trajtohet veç e veç.
Qasja në BE është dhënë bazuar në shkallën e deklaruar të vendit jo-BE të infeksionit, së bashku me aftësinë e tyre për të treguar programe efektive të gjurmimit të kontaktit dhe sigurimit të të dhënave të besueshme shëndetësore dhe çështjen e reciprocitetit.
Por, vendet në listën “e sigurt” nuk kanë nevojë të plotësojnë të gjitha kriteret – vetëm disa prej tyre.
Dhe lista mbetet vetëm këshilluese.
Kjo për shkak se, në kohë krize, kontrolli kufitar është vendimi individual i secilës qeveri, sesa BE-së – por Gjermania, e cila merr presidencën e BE më 1 korrik – beson se BE-ja duhet të veprojë sëbashku mbi pandeminë.
Anëtarët individualë të BE-së nuk do të detyrohen të pranojnë të gjitha kombet në listën e rënë dakord, – por pritet që ata të mohojnë hyrjen nga vendet që nuk janë në listë.
Lista do të publikohet përpara afatit 1 korrik dhe “do të përditësohet rregullisht” pas kësaj./BBC