Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Kosova rrezikohet nga vala e dytë e koronavirusit, derisa ka treguar edhe masat që do të ndërmarrin për ta mbajtur situatën nën kontroll.
Në një konferencë për media, Hoti ka thënë se do të rritet numri i infermierëve nëpër klinika dhe se do t’i fuzizojnë ekipet mjekësore nëpër pikat kufitare.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet, apo në të kundërtën do të detyrohen që ta mbyllin ekonominë sikur herën e parë.
“Mesazhi që unë dëshiroj ta jap sot drejtpërdrejtë për të gjithë qytetarët është që jemi në rrezik nga vala e dytë, na ndihmoni që të mos e mbyllim komplet ekonominë sikur që ka ndodhë para tre muajve”, ka thënë Hoti.