Deputetja e PD-sw, Rudina Hajdari ka vizituar sot në mesditë banorët e Bregut të Lumit, banesat e të cilave janë prishur pasi preken nga projekti për zgjatimin e Bulevardit të Ri.
Hajdari i kërkoi banorëve që të jenë gjakftohtë, ndërsa tha se kjo çështje duhet të çohet deri në Gjykatën e Strasburgut.
“Ju nuk keni faj. Ne duhet të gjejmë një mënyrë që këtë çështje ta çojmë deri në Gjykatën e Strasburgut. Do ta çojmë në Gjykatën e Tiranës, Gjykata e Apelit dhe jam e sigurt që do fitoni. Unë e di që ju nuk keni forcë tani, por duhet pak gjakftohtësitë, që kjo mos i ndodhë më familjeve të tjera. Kjo nuk është hera e parë që policia shemb banesat në këtë mënyrë barbare. Duhet të gjejmë mënyrën për ta zgjidhur”, Hajdari.