aportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, përmes një postimi në Twitter ka thënë se është optimiste për dialogun Kosovë-Serbi, derisa është optimiste se marrëveshja për njohje reciproke do të arrihet në vjeshtë.
“Jam optimiste për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Lajçak ka arritur të takojë të dyja palët, Hoti dhe Vuçiq erdhën në Bruksel javën e kaluar. Me udhëheqjen e BE-së do të jemi në gjendje të lëvizim përpara së shpejti. Faza tjetër shpresojmë të jetë konferenca e Parisit”, ka shkruar Von Cramon.
Tutje ajo ka shtuar se, “pritjet janë që më në fund, shpresojmë të shohim një marrëveshje të njohjes reciproke gjatë vjeshtës. Kjo është ajo për të cilën duhet të punojnë të dyja palët dhe shpresojmë se mund të arrijnë këtë rezultat të suksesshëm deri në fund të këtij viti”.