Qeveria e Shqipërisë ka miratuar në parim një traktat ekstradimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më parë Shqipëria dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës nuk kanë pasur një marrëveshje sa i përket ekstradimit të personave të dënuar në këto dy vende.
Pas miratimit të këtij vendimi, hapet rruga për të ndërmjetësuar me palën amerikën për të arritur një marrëveshje finale për ekstradimin e personave që kërkohen nga drejtësia shqiptare, por që ndodhen në territorin amerikan.
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË TRAKTATIT TË EKSTRADIMIT, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të traktatit të ekstradimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA