Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me protestën e banorëve të zonës së Bregut të Lumit, banesat e të cilëve preken nga projekti i Bulevardit të Ri.
Në një status në Facebook, Basha thotë se policia ka përdorur dhunë dhe gaz ndaj banorëve. Ai i bën thirrje shqiptarëve të bashkohen për të rrëzuar këtë regjim.
Basha: Dhunë, gaz dhe terror nga policia kundër qytetarëve në shtëpitë e tyre! Kjo qeveri i ka tradhtuar njerëzit e thjeshtë dhe Shqipëria është në mjerim ekonomik, me padrejtësi dhe pasiguri në çdo cep të saj.
Te gjithë ata që urdhëruan, dhunuan dhe sulmuan me gaz në shtëpitë e veta qytetarët dhe fëmijët e tyre në mënyrë kriminale, do të mbajnë përgjegjësi!
Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve ti dëgjojnë këto kambana alarmi, të bashkohemi, ti japim dorën njëri-tjetrit për ti dhënë fund këtij regjimi, për të çliruar drejtësinë, e për të garantuar një qeveri që punon për popullin.