• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Bajraktari: Shfuqizojeni Gjykatën Speciale

Bajraktari: Shfuqizojeni Gjykatën Speciale

by albnews
2 July, 2020
in Kosova
0
1
VIEWS

Harry Bajraktari nga komuniteti shqiptaro-amerikan ka reaguar pasi Prokuroria Speciale e Hagës ka vendosur të publikoj aktakuzën kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kundër ish-shefit të SHIK-ut, Kadri Veselit.

Në një opinion të publikuar në “Illyria Press”, Bajraktari thotë se Gjykata Speciale duhet të mbyllet, meqë e konsideron si të paprecedent vendimin për bërjen publike të një propozim-padie në kohën kur kreu i shtetit të Kosovës po udhëtonte drejt Washingtonit për takimin e thirrur nga Grenell dhe O’Brien.

“Çfarë është bërja e saj publike në këtë kohë përveçse një lëvizje me synime politike? Një veprim i nxituar, pas vitesh përgjumjeje”, ka shkruar Bajraktari, raporton Express.

Bajraktari thotë se edhe në rastin kur ishte lëshuar ftesa për intervistim për kreun e AAK’së, Ramush Haradinaj, ky i fundit ishte duke rezistuar ndaj presionit ndërkombëtar për heqje të taksës.

Ai tutje ka shtuar se Gjykata Speciale është themeluar si rezultat i një presioni të madh ndërkombëtar dhe do të gjykojë vetëm shqiptarët. Sipas tij, një gjë e tillë është e papranueshme dhe nëse nuk do të ndryshohet fushëveprimi i saj për të hetuar krimet e të gjitha etnive në Kosovë, atëherë thotë se Kuvendi duhet të rishqyrtojë vendimin dhe statusin e Speciales.

Shkrimi i plotë:

Një humbje kohe dhe një shpenzim i kotë burimesh për një institucion që diskriminon mes etnive në Kosovë dhe vepron si aktor politik

 Dhoma Specialiste e Kosovës (e nohur si Gjykata Speciale) ka njollosur figurën e saj duke ndërhyrë me një proces politik: Nismën e SHBA-së për të ndërmjetësuar mes Kosovës dhe Serbisë.

Zyra e Prokurorit të saj bëri publike një padi të mundshme kundër Presidentit të Hashim Thaçi, ndërsa ky ishte duke fluturuar drejt Uashington-it për një takim me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq.

Thaçi ndërpreu menjëherë udhëtimin e tij dhe me anë të një dekarate publike premtoi të japë dorëheqjen nëse paditet vërtet. Ai përsëriti besimin se do të dalë i pafajshëm.

E kam kritikuar Thaçin në të kaluarën dhe kam shprehur dyshimet e mia për çfarëdo bisedimesh me Serbinë që përfshijnë ndryshime të kufirit. Mirëpo, e mbështes deklaratën e tij dhe ndaj të njëjtin dyshim me të për këtë abuzim flagrant nga ana e Gjykatës Speciale.

Kjo gjykatë e pazakontë i është imponuar padrejtësisht Kosovës. Themelimi i saj në 2015 u bë me një vendim të parlamentit të Kosovës, përmes një presioni të paparë nga komuniteti ndërkombëtar. Shumë deputetë votuan në bazë të informacionit se ekzistonin prova të qarta për krime lufte. Gjykata Speciale filloi nga puna shpejt pastaj në 2016. Nuk ka asnjë llogjikë që asgjë nuk ndodhi në gjithë këto vjet, e që më në fund, një padi e mundshme u bë publike vetëm në momentin kur Thaçi u nis drejt Uashingtonit për të nisur bisedimet. Kjo padi mund të ishte ngritur tre muaj më parë. Ose gjashtë muaj më parë. Ose një vit më parë. Ose pas ditë pas bisedimeve në Uashington. Sidomos nga që nuk ishte vërtet një padi zyrtare, po një kërkesë për padi. Çfarë është bërja e saj publike në këtë kohë përveçse një lëvizje me synime politike? Një veprim i nxituar, pas vitesh përgjumjeje.

Unë po ua lë analistëve e opinionistëve politikë ta gjejnë se pse e nga kush u sabotuan bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA. Mirëpo, është me rëndësi të shqyrtojmë këtu rolin e Gjykatës Speciale.

Vitin e kaluar në mënyrë të ngjashme, kryeministri Ramush Haradinaj u urdhërua që të paraqitej në Hagë. Ai u bind dhe menjëherë dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Momenti ishte përsëri i dyshimtë. Haradinaj ishte duke i rezistuar presionit të madh ndërkombëtar për të anulluar tarifën ndaj mallrave serbe. Mbase këto janë thjesht rastësira, mirëpo edhe njëherë tjetër Gjykata Speciale u kap duke kryer veprime që më shumë kanë efekt politik sesa vlerë për drejtësinë. Nuk duhet harruar se Haradinaj ishte gjykuar tashmë dy herë në Tribunalin e famshëm të Hagës për ish-Jugosllavinë. Si askush tjetër në histori. Dhe që të dy herët ishte shpallur i pafajshëm.

Por, edhe pa këto veprime të njollosura nga politika, Gjykata Speciale mbetet thellësisht problematike dhe diskriminuese që në thelb të saj. Ajo është hartuar që të përndjekë vetëm shqiptarët në një shtet shumetnik. Kjo është një fyerje për çdo parim që komuniteti ndërkombëtar ka predikuar në rajonin tonë. Nga njëra anë, drejtësia ka dështuar në përndjekjen e kriminelëve të luftës që vranë mijëra civilë, përdhunuan mbi njëzetmijë vajza e gra shqiptare, dëbuan me dhunë mbi një milionë shqiptarë nga trojet e tyre, shkatërruan qindra objekte të kultit, e dogjën e vodhën mbarë vendin. Nga ana tjetër, i vetmi grup për të cilin ekziston një gjykatë tani është një grup të rinjsh që u ngritën për të mbrojtur me armë shtëpitë, familjen, dhe lirinë e tyre.

Edhe vetë themelimi i Gjykatës Speciale tani përngjan jo si një përpjekje për të sjellë drejtësi, po si një akrobaci politike për të krijuar barazim mes palëve, një lloj shprehje e shëmtuar e dyanshmërisë, që krahason agresorin me viktimën.

Ne i jemi përjetë mirënjohës Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për luftën e saj për liri e demokraci.

Anëtarët e UÇK-së, udhëheqësit e të cilëve kërcënohen nga Gjykata Speciale sot, nuk shkuan në Beograd apo në qytetet serbe për të luftuar e vrarë. Përkundrazi, makina ushtarake serbe dhe gangsterët paraushtarakë erdhën te ata. Te shtëpitë e tyre, te familjet e tyre, te jetët e tyre për të kryer genocid. Regjimi i Millosheviqit kishte nevojë për një luftë të re që të mbijetonte dhe ua imponoi një luftë të re. Mirëpo, si e gjithë bota edhe të rinjtë që u bashkuan me UÇK-në e kishin parë se çfarë kishte ndodhur në Bosnje dhe vendosën të mbrojnë me çdo kusht familjet, shtëpitë, dhe lirinë e tyre.

Ndërkohë që agresori – Serbia – nuk ka dënuar kriminelët e saj të luftës, nuk ka kërkuar falje për krimet e tyre, dhe nuk ka ofruar asnjë dëmshpërblim për dëmet e rënda të luftës në Kosovë, ajo ka ecur lehtësisht në integrimin europian. Ministri i saj i Jashtëm, Ivica Daçiq, ka qenë ministër i Informacionit në regjimin e Millosheviqit. Presidenti Vuçiq ka qenë zëvendësi i udhëheqësit me fashist të Serbisë, Vojislav Shesheljit dhe nxitës i krimeve të luftës në Bosnje. Komuniteti ndërkombëtar duhet të turpërohet që i trajton këta apologjistë të krimeve të luftës si partnerë të respektuar.

Dhe sigurisht nuk është Presidenti i Serbisë por ai i Kosovës që kërcënohet me gjykatë sot. Jo njerëzit që u përpoqën të kryejnë genocide, por ata që i rezistuan janë nën hetim.

Çfarë ironie themelimi i kësaj Gjykate anti-shqiptare Speciale në një kohë kur Serbisë nuk po i kërkohet llogari për terrorizmin e saj shtetëror në vitet 1990. Kur udhëheqësit e saj as që po tregojnë keqardhje për çfarë ndodhi. Kur, përkundrazi, po tallen me viktimat dhe thirrjet e tyre për drejtësi dhe po i trajtojnë sikur këta të ishin kriminelët.

Nëse Gjykata Speciale nuk zgjeron punën e saj për të përfshirë krimet e të gjitha etnive në Kosovë dhe premton që të mos përzihet në çështje politike, atëhere Kuvendi i Kosova duhet të rishikojë vendimin e tij dhe si dhe statusin e kësaj gjykate. Standardet e dyfishta e zbatuara haptazi janë një ofendim për viktimat e luftës. Nëse nuk vini dot në vend drejtësinë, të paktën mos u tallni me ta.

Harry Bajraktari është themelues dhe botues i gazetës Illyria (1991-1998), një drejtues i komunitetit shqiptaro-amerikan, filantrop dhe përfitues i shumë çmimeve, duke përfshirë Nderin e Urdhrit të Kombit nga Presidenti i Shqipërisë, Medaljen Presidenciale të Kosovës për Meritat & Bardhë Thirrja Presidenciale e Shtëpisë për Amimin e Shërbimit.

Previous Post

Pugliese: Merkel ka gjashtë muaj kohë për të shpëtuar Evropën

Next Post

Neziri: BDI vendimtare për formimin e qeverisë pas 15 korrikut

albnews

albnews

Related Posts

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten
Kosova

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë
Kosova

Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë

13 May, 2025
Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj
Kosova

Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj

12 May, 2025
Next Post
Neziri: BDI vendimtare për formimin e qeverisë pas 15 korrikut

Neziri: BDI vendimtare për formimin e qeverisë pas 15 korrikut

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM