Turizëm me biçikleta, forma e re e kosovarëve për të shijuar veriun e Shqipërisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pesë çiklistë nga Kosova të moshave dhe profesioneve të ndryshme për katër ditë kanë udhëtuar në veriun e Shqipërisë, një formë e re kjo e turizmit në këtë zonë.

Kjo maratonë çiklistike e nisur nga Gjakova ka përfunduar në Krumë. Gjatë ndalesës në qytetin e Kukësit, grupi i çiklistëve vizitoi Kullën e Qendrës si dhe Muzeun Etnografik.

Ata tregojnë pse zgjodhën pikërisht këtë lloj turizmi dhe mbresat e tyre gjatë udhëtimit në veriun e Shqipërisë.

Si në shumë vende të Shqipërisë ku natyra të mahnit, dora e njeriut apo edhe institucionet nuk kanë bërë mjaftueshëm që këtë bukuri ta përkthejnë në të ardhura.

Dhe për këtë pjesë një prej anëtarëve të këtij grupi ka edhe një apel që sipas tij natyra nuk mjafton. Në verilindje, turizmi i biçikletave viteve të fundit është bërë i preferuari për aventurierët kosovarë të natyrës./A2CNN/

Share This Article