Pas tre refuzimesh, Presidenti Ilir Meta ka goditur në shenjë me emrin e katërt për kreun e KLSH.
Parlamenti ka miratuar me 108 vota pro emrin e Arben Shehut për të drejtuar Kontrollin e Lartë të Shtetit, i cili pas votimit kreu edhe betimin para deputetëve.
Pavarësisht se një javë më parë zv/kryeministri Braçe, deputetët Spartak Braho dhe Bashkim Fino dolën kundër këtij emri, PS me vendim politik vendosi që Arben Shehu të merrte votën e mazhorancës.
Por nuk ka patur të njëjtin fat dekreti tjetër i Kreut të Shtetit për rishqyrtimin e projektligjit për përmirësimin e zonave të biznesit. Asht siç kishin marrë direktivat në fillim të seancen plenare, deputetët e PS votuan me 84 vota rrëzuan dekretin e Metës.