Linjat ajrore tërhiqen nga veprimet gjyqësore mbi karantinën në Mbretërinë e Bashkuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

British Airways, easyJet dhe Ryanair kanë braktisur iniciativën e tyre ligjore mbi kërkesat e karantinës 14-ditore për udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar, pasi qeveria publikoi listën e saj të përjashtimeve.

Linjat ajrore kishin hapur çështjen e tyre më herët sot, duke thënë se ishte rregulla “e jashtëzakonshme” e karantinës e vendosur nga qeveria e cila I ka këshilluar se ata nuk do të kishin “asnjë ndikim material në nivelin e transmetimit Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar”.

Ata argumentuan se këshilla mjekësore ishte se karantina do të ishte e efektshme vetëm nëse transmetimi i virusit në Britaninë e Madhe do të ishte i ulët, por ai mbetet “domethënës”.

Megjithatë këtë pasdite, linjat ajrore ranë dakord të tërhiqnin kërkesën e tyre në bazë të listës së përjashtimeve që u publikua./BBC

Share This Article