Pesë të vdekur e 78 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

albnews
By
1 Min Read

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se pesë persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 78 raste të reja.

Në 24 orët e fundit janë testuar 894 mostra, ku 78 kanë rezultuar pozitive me COVID-19. Po ashtu janë shëruar 172 persona në 24 orët e fundit.

Deri më tash në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 7124 raste pozitive, ku 346 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.

Share This Article