ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Armëpushimi” tregtar SHBA-Kinë jep rezultatet e para, çmimi i arit bien nën 4 mijë dollarë 1 hour ago
Seanca në Kushtetuese, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm, Gjykata vë në dijeni Burgjet dhe SPAK 1 hour ago
Raportonte për kartelet e drogës, gazetari meksikan gjendet i pajetë në mes të autostradës 2 hours ago
VIDEO/ Tërmeti 6 ballë në Turqi, skena paniku, njerëzit u hodhën nga ballkonet e banesave 2 hours ago
Misteri me “qentë blu” në Ukrainë, të parë pranë zonës së katastrofës bërthamore në Çernobil 2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Do të dënohen ata që mohojnë krimet e luftës në Kosovë

albnews by albnews
11 April, 2019
in Kosova
0
Do të dënohen ata që mohojnë krimet e luftës në Kosovë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka propozuar qe Qeveria ta krijojë një ligj për dënimin e mohimit të krimeve të luftës në Kosovë. Ky propozim është miratuar nga kabineti qeveritar.

“Diskursi i përdorur nga politikanë të Listës Serbe për viktimat e luftës në Kosovë, duke bërë përpjekje ta fshehin të vërtetën dhe duke i mohuar krimet që Serbia ka kryer kundër popullatës civile në Kosovë, është i papranueshëm. Rasti i ish-ministrit Teodosijevic nuk është i pari. Kemi pasur raste ndër vite kur një gjë e tillë ka ndodhur nga vetë pjesëtarë të Qeverisë nga radhët e Listës Serbe, deklarata këto të cilat më pas janë mbështetur nga presidenti serb, Aleksandër Vucic dhe pjesëtarë të tjerë të qeverisë së Serbisë. Deklarata dhe përpjekje të tilla janë të patolerueshme”, ka thënë Hoxhaj në fjalën e tij në mbledhjen e Qeverisë.

RelatedPosts

Enver Hoxhaj: Gjykata Speciale ishte kërkesë e partnerëve – nëse nuk e krijonte Kosova, do ta bënte OKB-ja

Prokuroria Speciale publikon pamje nga arrestimi i prokurorit: Ndalohet për 48 orë

Liburn Aliu emërohet drejtor i Portit të Durrësit

Hoxhaj përmendi praktikën evropiane për parandalimin e ringjalljes së ideologjisë e cila çoi në kryerjen e këtyre krimeve – të spastrimit etnik – të ndalohet çfarëdo glorifikimi i Millosheviqit dhe bashkëpunëtorëve të tij që kanë kryer krime dhe janë përgjegjës edhe nga gjykata ndërkombëtare.

“Prandaj, konsideroj që ne duhet t’i ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm për ta rregulluar bazën e ndëshkimit të atyre që mohojnë krimet/gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Një shembull i tillë, duhet të ndiqet sipas praktikës së shumë shteteve evropiane, në mënyrë që të parandalohet ringjallja e ideologjisë e cila çoi në kryerjen e këtyre krimeve –të spastrimit etnik – të ndalohet çfarëdo glorifikimi i Millosheviqit dhe bashkëpunëtorëve të tij që kanë kryer krime dhe janë përgjegjës edhe nga gjykata ndërkombëtare. Kjo mbi të gjitha, do ta mbronte dinjitetin e viktimave të luftës në Kosovë”, vazhdoi Hoxhaj në fjalën e tij.

Hoxhaj deklaroi se një ligj të tillë qeveria dhe parlamenti ua ka borxh viktimave dhe familjeve të tyre.

“Gjenocidi i Serbisë në Kosovë është fakt, dhe dëshmitë për këtë janë të shumta dhe evidente. Qeveria e Kosovës, por edhe Parlamenti, ua kanë borxh një ligj të tillë të gjitha viktimave dhe familjeve të tyre për t’ua mbrojtur dinjitetin dhe për të parandaluar rikthimin e politikës që shkaktoi humbjen e jetëve të të gjitha këtyre viktimave”, ka përfunduar Hoxhaj në fjalën e tij.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Armëpushimi” tregtar SHBA-Kinë jep rezultatet e para, çmimi i arit bien nën 4 mijë dollarë

“Armëpushimi” tregtar SHBA-Kinë jep rezultatet e para, çmimi i arit bien nën 4 mijë dollarë

28 October, 2025
Seanca në Kushtetuese, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm, Gjykata vë në dijeni Burgjet dhe SPAK

Seanca në Kushtetuese, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm, Gjykata vë në dijeni Burgjet dhe SPAK

28 October, 2025
Raportonte për kartelet e drogës, gazetari meksikan gjendet i pajetë në mes të autostradës

Raportonte për kartelet e drogës, gazetari meksikan gjendet i pajetë në mes të autostradës

28 October, 2025
VIDEO/ Tërmeti 6 ballë në Turqi, skena paniku, njerëzit u hodhën nga ballkonet e banesave

VIDEO/ Tërmeti 6 ballë në Turqi, skena paniku, njerëzit u hodhën nga ballkonet e banesave

28 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result