Sllaven Biliq merr Vedat Muriqin në Angli

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vedat Muriqi do të luajë në Premier Ligën e Anglisë. Sipas mediave turke, sulmuesi i Fenerbahçes do të vesh fanellën e Uest Bromuiç Albion, të cilin e drejton kroati Slaven Biliç.

Mediumi turke “Aspor” ka publikuar bisedën mes Muriqit dhe Bliqit dhe sipas kësaj bisede, ylli kosovar ka pranuar ofertën e Uest Bromuiç Albion.

“Ti je një sulmues shumë i mirë dhe kam qenë duke të përcjellë që një kohë të gjatë. Unë dua që të luash në Uest Bromuiçin Albionin në sezonin e ri. Këtu yjet shkëlqejnë”, i ka thënë trajneri kroat sulmuesit kosovar.

Ndërkohë pozitive ka qenë edhe përgjigjja e Vedat Muriqit.

“Të punoj me ty më bën shumë të lumtur. Ti vetëm duhet të arrish marrëveshje me ekipin tim. Unë me kënaqësi pranoj të luaj në Angli”, besohet t’i ketë thënë Muriqi.

Uest Bromviç Albion bën gara në “Championship”, por që pritet të inkuadrohet në Premier Ligën e Anglisë, në sezonin e ardhshëm.

Share This Article