Rreth 1,2 milionë banorë në ishullin jugor japonez të Kyushu janë këshilluar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të motit të keq, ndërsa numri i të vdekurve nga përmbytjet e fundjavës në ishull është rritur në 49, deklaruan autoritetet lokale.
Agjencia meteorologjike japoneze lëshoi një alarm për shiun e rrëmbyer për prefekturat e Sagës, Nagasakit dhe Fukuokas në Kyushu, duke u kërkuar banorëve të tyre të ishin “në gatishmëri të lartë”.
”Njëmbëdhjetë persona rezultojnë të humbur pas rrëshqitjeve të tokës dhe përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e mëdha shiu në zonat rurale të Kumamotos gjatë fundjavës”, thanë zyrtarët lokalë.
Kushtet e këqija të motit penguan operacionet e kërkim-shpëtimit.