• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, May 16, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
S’ka haxh masiv sivjet, Arabia Saudite ka caktuar rregulla strikte për pelegrinët

S’ka haxh masiv sivjet, Arabia Saudite ka caktuar rregulla strikte për pelegrinët

by albnews
8 July, 2020
in Bota
0
2
VIEWS

Shirin Nazirmadova, një mjeke nga Taxhikistani Jugor, ka kursyer për vite me radhë për të shkuar në Haxh, pelegrinazhin që të gjithë myslimanët e aftë duhet ta bëjnë një herë në jetë.

Por, si miliona të tjerëve, rrugëtimi i ëndrrave të saj u prish, pasi Arabia Saudite vendosi muajin e kaluar që t’i ndalojë vizitorët ndërkombëtarë që të bëjnë Haxhin këtë vit, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Autoritetet saudite thanë se rreth 1,000 njerëz –vetëm banorë të Arabisë Saudite – do të lejohen të bëjnë Haxhin vjetor, i cili këtë vit nis mbrëmjen e 28 korrikut dhe përfundon më 2 gusht.

Kushdo që merr pjesë duhet të jetë nën moshën 65 vjeç dhe të bëjë testin e koronavirusit përpara se të hyjë në vendet e pelegrinazhit në qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës.

Nazirmadova, 60 vjeçe, i tha Radios Evropa e Lirë se nuk do të presë edhe një vit tjetër për mundësinë për të vizituar vendet e shenjta islamike, të cilat shpresonte t’i shihte këtë vit.

Ajo i dhuroi paratë e kursyera për Haxh në spitalin e saj në qarkun Farkhor, për të blerë pajisje të nevojshme për luftimin e koronavirusit.

Spitali rural i përdori paratë e gatshme për të blerë pajisje mbrojtëse për stafin, si dhe ilaçe dhe antiseptikë. Në shumë spitale të Taxhikistianit, vend me rreth 9.5 milionë banorë, ka mungesa të pajisjeve mbrojtëse.

Si mjeke me përvojë, Nazirmadova është në vijën e parë të frontit kundër koronavirusit.

Rregulla të reja

Autoritetet në Arabinë Saudite, ku deri më 7 korrik janë regjistruar mbi 217,000 raste me koronavirus, kërkuan këtë vit që besimtarët në Haxh, përveç veshjes së thjeshtë të bardhë, të mbulojnë edhe fytyrën dhe të vendosin doreza.

Në Mbretërinë saudite kanë vdekur mbi 2,000 njerëz nga sëmundja që e shkakton koronavirusi, COVID-19.

Rregullat e distancës fizike, kontrollet e temperaturës dhe përdorimi i dezinfektuesve pritet të bëhen pjesë e masave të autoriteteve saudite, për të siguruar shëndetin e besimtarëve.

Turma prej 1,000 njerëzish është e vogël krahasuar me turmat normale të Haxhit, që zakonisht është tubimi më i madh i myslimanëve në botë. Vitin e kaluar, rreth 2.5 milionë njerëz e ndoqën pelegrinazhin.

Për shkak të krizës së koronavirusit, Arabia Saudite pezulloi edhe Umrën, një pelegrinazh më të vogël që –ndryshe nga Haxhi – mund të kryhet në çdo kohë të vitit. Rreth 7 milionë haxhinj të Umrës e vizitojnë këtë vend çdo vit.

“Secili mysliman ëndërron ta bëjë këtë pelegrinazh”

Sipas një sistemi të kuotave, për të cilin kanë rënë dakord autoritetet taxhike dhe saudite, taxhikët nganjëherë presin nga pesë deri në gjashtë vjet që t’iu vijë radha për të shkuar në Haxh.

Numri i aplikantëve tejkalon dukshëm kuotën vjetore të Taxhikistanit prej rreth 6,000 pjesëmarrësish.

Pritje të ngjashme të gjata ka edhe në vende të tjera të Azisë Qendrore, si Kirgizi, Kazakistan, Uzbekistan dhe Turkmenistan.

Në Farkhor, dr Nazirmadova nuk e di nëse do të jetë në gjendje të shkojë në Haxh në një vit tjetër.

Udhëtimi, që bëhet i mundur nga Komiteti i çështjeve fetare të shtetit, kushton 3,700 dollarë për person. Kjo është një shumë e madhe për mjeken taxhike të fshatit, rroga e së cilës është rreth 150 dollarë në muaj.

Zëdhënësi i komitetit, Afshin Muqim, tha për Radion Evropa e Lirë se ata që janë përfshirë në kuotën e Haxhit për vitin 2020, do të kenë shans ta bëjnë Haxhin vitin e ardhshëm nëse duan.

Por, komiteti nuk është në gjendje të garantojë se çmimi, i cili duhet të paguhet në dollarë, do të qëndrojë i njëjtë në vitin 2021 ose më vonë.

“Çmimi ka qenë i njëjtë gjatë 7-8 vjetëve të kaluar. Por, monedha kombëtare e Taxhikistanit, somoni, ka humbur vlerën [kundër dollarit, viteve të fundit]. Kostoja e udhëtimit është rritur me monedhën tone”, tha Muqim.

Me kursin aktual të këmbimit, udhëtimi në Haxh kushton rreth 38,000 somonë, ndërsa tetë vjet më parë ka qenë afro 19,000 somonë – rreth gjysma e çmimit të këtij viti.

Pagat mbeten të ulëta në Taxhikistan dhe nivelet e inflacionit janë të larta. Kjo duket se e bën të pamundur rënien e çmimit të udhëtimit për taxhikët, vitin e ardhshëm.

Taxhikistani i ka kufizimet e veta në përzgjedhjen e kandidatëve për Haxh. Aplikantët duhet të jenë mbi 40 vjeç dhe duhet të verifikohen nga autoritetet vendore, të cilat bëjnë kontrollin e prejardhjes.

“Për më tepër, ne nuk e dimë nëse virusi do të largohet deri në kohën e Haxhit të ardhshëm, ose nëse do të jem mjaftueshëm mirë për të bërë udhëtimin”, u shpreh Salohiddin Mirzoev, një shofer 56-vjeçar nga fshati Khirmanak, rreth 15 kilometra në perëndim të kryeqytetit Dushanbe.

Mirzoev gjithashtu është futur në listën e Haxhit këtë vit, pasi është regjistruar për kuotën në vitin 2015. Me pagën e shoferit, Mirzoev mezi i plotëson nevojat.

“Dy djemtë e mi që punojnë në Rusi i mblodhën paratë e tyre për të paguar udhëtimin tim për në Haxh”, tha Mirzoev për Radion Evropa e Lirë.

“Secili mysliman ëndërron ta bëjë këtë pelegrinazh. Unë shpresoj se do ta bëj vitin e ardhshëm”, tha ai.

Previous Post

Për të dytën ditë radhazi, Pekini shënon zero raste të reja të koronavirusit

Next Post

Koronavirusi: Kancelari Rishi Sunak zbulon skemën e uljes së taksave dhe skemën e vendeve të punës

albnews

albnews

Related Posts

EMRI-FOTO/ Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë
Albania

EMRI-FOTO/ Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë

15 May, 2025
Rënia e Joe Biden dhe si kamuflua nga ajo nga ekipi i tij, libri i dy autorëve amerikan që zbulon prapaskenat
Bota

Rënia e Joe Biden dhe si kamuflua nga ajo nga ekipi i tij, libri i dy autorëve amerikan që zbulon prapaskenat

15 May, 2025
Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë
Bota

Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë

15 May, 2025
Next Post
Koronavirusi: Kancelari Rishi Sunak zbulon skemën e uljes së taksave dhe skemën e vendeve të punës

Koronavirusi: Kancelari Rishi Sunak zbulon skemën e uljes së taksave dhe skemën e vendeve të punës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

15 May, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

15 May, 2025
Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

15 May, 2025
Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4707 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM