Aja Sofija, xhamia politike e Erdoganit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zona e mbrojtur e Trashëgimisë Botërore ishte simbol i fuqishëm i rivalitetit ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve, dhe përsëri mund t’i kthehet e njëjta simbolikë. Presidenti është zotuar që ta kthejë në xhami objektin që për shumë myslimanë konservatorë konsiderohet i treti më i rëndësishmi pas Xhamisë së Madhe të Mekës e “Al-Aksës” së Jerusalemit

Prejse ishte ndërtuar në shekullin e gjashtë, ka rënë herë në duar të një perandorie e herë të tjetrës. Aja Sofija ka qenë katedrale bizantine, xhami në kohën e osmanëve dhe në fund muze, duke u kthyer në njërën prej simboleve më të fuqishme të rivalitetit ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve, dhe simboli më i fuqishëm i përkushtimit të ri të Turqisë ndaj shekullarizimit, shkruajnë mediet turke.

Tani presidenti Recep Tayyip Erdogan po ndërmerr veprime për ta shpallur xhami funksionale për besimtarët edhe një herë, duke e përmbushur një ëndërr personale, të mbështetësve dhe të myslimanëve konservatorë edhe përtej brigjeve turke – duke nxitur një zemëratë të madhe ndërkombëtare.

Share This Article