Në 20 vjetorin e masakrës në Lubizhdë ku ranë 14 dëshmorë dhe 40 martirë të këtij fshati, krerët më të lartë të shtetit dhe shumë qytetarë kishin ardhur për të nderuar të rënët ku edhe u vendos gurthemeli i kullës muze “Kulla e Qëndresës”.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke ngritur lartë kontributin e dëshmoreve për liri tha se qytetarët e Lubizhdës duke iu bashkuar radhëve të UÇK-së treguan se janë njerëz të besës, mikpritjes dhe pushkës.
Ai madje me titullin heroi i kombit i ka dekoruar 14 dëshmorët e rënë të këtij fshati, 20 vjet më parë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në këtë tubim përkujtimore duke folur për mohimet e palës serbe për masakrat e kryera në Kosovë tha se në këtë drejtim po gabon edhe bashkësia ndërkombëtare.
Ai tha se shteti i Kosovës nuk do të hakmerret por sipas tij, duhet të kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare inicimi i Gjykatës Speciale për të dënuar ushtrinë serbe për krimet e bëra në Kosovë gjatë vitit 1998-99.