Seksione të mëdha të ekonomisë në Mbretërinë e Bashkuar janë në ngërç nga pandemia e koronavirusit, dhe qeveria është dashur të shpenzojë miliarda për të mbështetur punëtorët, bizneset dhe NHS.
Të mërkurën, Kancelari Rishi Sunak bëri një përditësim ekonomik mbi planet e qeverisë për rindërtimin e ekonomisë.
Ai njoftoi një paketë të re prej 30 miliardë pound, duke përfshirë planet për të mbrojtur vendet e punës, për të ndihmuar punëtorët e rinj dhe për të inkurajuar shpenzimet.
Është akoma shumë herët në këtë periudhë krize, kështu që është e pamundur të tregohet sesa do të jetë fatura përfundimtare në buxhetin e shtetit, por Zyra e Përgjegjësisë Buxhetore (OBR) vlerëson se ka të ngjarë të jetë më shumë se 300 miliardë paund vetëm për këtë vit financiar (Prill 2020 – Prill 2021)./BBC