Vitet kalojnë, por demokratët i duan sërish. Anëtarësia e Shkodrës ka propozuar rikthim në parti të Jozefina Topallit kritikes më të ashpër të Lulzim Bashës, e cila u la jashtë listave në zgjedhjet e shkuara. Ish-nënkryetarja demokrate ka mbështetjen e fuqishme të bazës shkodrane për deputete.
Demokratët e Tiranës duan ti japin mandatin e 9-të ish liderit historik Sali Berisha edhe pse udhëzimi nuk parashikon nënshtrim të tij nga vota e anëtarësia. Në Parlament propozohet të rikthehen edhe emra te njohur si ish-kritikë të Lulzim Bashës si Besnik Mustafaj apo edhe ata te cilët u larguan për një parti të re, si Aleksander Biberaj.
Përjashtim nuk bëjnë as të “debuarit”, pasi demokratët e Kurbinit kanë propozuar rikthim të Mhill Fufit në Kuvend. Propozimeve të anëtarësisë nuk i mungojnë përfaqësues të shoqërisë civile si Robert Budina në Tiranë apo analisti Agron Gjekmarkaj në Lezhë. Bujar Leskaj u largua nga drejtimi KLSH-së, por demokratët vlonjat mendojnë se nuk ka ardhur koha që ai të zhduket nga jeta publike duke propozuar rikthimin e tij ne politike si deputet i Partisë Demokratike. Ish sekretari i përgjithshëm Arben Ristani u duk se u distancua nga partia kur u vendos i 4-ti ne listën e 2017 na Vlorë, por antarësia e kërkon sërish.
Te rinjtë, të cilët mbeten të papërfaqësuar në zgjedhjet e shkuara, mund të futen në Kuvend me kryetarin e Forumit, Belind Këllici. Ky është vetëm fillimi dhe propozimet suprizë duket se nuk do te mungojnë vetmja kryebashkiake e djathte, e cila vijon te jete ne detyre është Volta Ademi, rezistenca e saj duket është vlerësuar nga shkodranët të cilët e duan deputete, por largimi i saj nga detyra duket problematik pasi i dorëzon socialisteve të vetmen Bashki, të cilën nuk e mbajtën dot./TCH/