Zëdhënësi i Kremlinit, theksoi se në mbledhje është trajtuar edhe gjendja në Ballkan dhe në lindjen e Ukrainës
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka biseduar për Libinë me Këshillin e Sigurisë së Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, në deklaratën për gazetarët, tregoi se Putin në mbledhjen e mbajtur me anë të video-konferencës, me anëtarët e këshillit po bisedon mbi gjendjen në Libi me theksin se nuk ka alternativë tjetër përpos paqes.
Peskov, theksoi se në mbledhje është trajtuar edhe gjendja në Ballkan dhe në lindjen e Ukrainës.