Në kufirin mes Bullgarisë dhe Greqisë shiten teste të falsifikuara për Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në kufirin mes Greqisë dhe Bullgarisë është vërejtur shitja e testimeve të rrejshme me rezultat negativ të Covid-19, testet shiten me çmim prej 30 deri në 40 euro, njofton televizioni grek Mega.

Sipas televizionit grek, testet e rrejshme janë zbuluar pas një hetimi të policisë në vendkalimin kufitar “Promahonas”, ku një grup i organizuar ka shitur teste të falsifikuara me rezultat negativ të Covid-19 duke iu mundësuar shtetasve të ndryshëm të futen në territorin e Greqisë.

Rastet në fjalë kanë detyruar autoritetet greke që të përpilojnë një listë ku janë përfshirë 100 laboratorë nga i gjithë Ballkani, rezultatet e të cilëve do të pranohen në vendkalimet kufitare.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Pecas tha se në vendkalimin kufitar “Promahonas” do të kontrollohen në detale të gjithë testet negative dhe se në rast se vërtetohen falsifikime do të ketë sanksione për udhëtarët.

Share This Article