Rama i reagon Metës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili deklaroi se nëse maxhoranca kërkon lista të hapura e ndryshime kushtetuese (përfshi dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore), atëherë do duhet t’i drejtohet popullit përmes referendumit.

Përmes një reagimi në rrjetin social, Rama shkruan se ‘askund’ këto ndryshime nuk bëhen me referendum, por përmes kuvendit me vota.

Edi Rama:

IM thotë ndryshimi i sistemit,heqja e koalicioneve,hapja e listave bëhen vetëm me referendum!Askund nuk bëhet referendum për këto çështje. Ndërsa këtu as sistemi s’do ndryshojë,as koalicionet s’do ndalohen, po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton! Sa për modelin lindor, modeli i koalicionit që kemi s’është as perëndimor, as jugor, as verior dhe prandaj nuk gjendet askund në lindje a në perëndim! Modeli i ri do të jetë gjerman e plotësisht europian, koalicion tamam, me zë, figura e program, jo kosh karavidhesh pa din as iman!

Share This Article