Hapet Panairi Profesional i Kulinarisë nga Kompania “Neranxi”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është hapur panairi profesional i 11-të i kulinarisë nga Kompania “Neranxi”.

Nën moton “Të promovojmë kulinarinë e shijes dhe jetëgjatësisë”, shefa kuzhine dhe furnitorë, prezantuan gatimet dhe produktet e tyre speciale dhe të shumëllojshme.

Panairi profesional “Neranxi” këtë viti vjen me një gamë të gjerë produktesh të cilat ofrohen nën logon e kompanisë më të madhe në Shqipëri, e cila falë eksperiencës shumëvjeçare ofron produkte të jashtëzakonshme dhe me cilësi shumë të lartë.

Prej 29 vitesh në treg, Kompania “Neranxi” organizon këtë panair 3 ditor ku bëhen bashkë furnitorë, mjeshtra të kuzhinës dhe klientë, nën moton “Të promovojmë kulinarinë e shijes dhe jetëgjatësisë”.

Për të përcjellë nga afër Panairin e 11-të Profesional, i pranishëm ishte edhe ekipi i Alb Uk Tv, së bashku me Ceo-n e televizionit, Z. Helidon Kastrarti. /Alb Uk Tv/

Share This Article