Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-ja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtria e Kosovës vazhdimisht ka treguar se është e aftë dhe ka kapacitete të mjaftueshme humane për të dëshmuar se është një ushtri si çdo tjetër në botë.

Mirëpo, tani ka filluar të përmirësoj edhe kapacitet e saja logjistike, duke u pajisur me artileri të rëndë, për nevojat e saj.

Mbrëmë mediat kane raportuar se në Kosovë kanë ardhur disa makina të Humvee (HMMWV/USA) për Forcat tona Special Ushtarako – Policore.

E, se kanë ardhur në Kosovë këto automjete të blinduara e ka konfirmuar për IndeksOnline, i pari i FSK-së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama.

“Ne i kemi blerë, ato autoblinda. Vitin e kaluar e kemi nënshkruar kontratën ndërsa dje kanë ardhur pjesa e parë e në vazhdim do të vijnë edhe të tjerat”, tha shkurt Rama.

Share This Article