Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot nen për nen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por siskutimi online është shoqëruar me përplasje mes palëve për disa çështje.
Gjatë mbledhjes së sotme, relatori i projektligjit, Alket Hyseni ka lexuar nën për nen amendamentet e dakordësuara nga opozita jashtë parlamentare në bashkëpunim me Damian Gjiknurin.
Hyseni nuk është ndalur në nenet specifike, duke mos shpjeguar përmbajtjen e tyre, por të gjitha propozimet morën 3 vota kundër të anëtarëve të opozitës së re në parlament, të cilët përkrahin nismën e ndryshimeve Kushtetuese të Myslim Murrizit dhe Rudina Hajdarit.
Pas këtij miratimi, nisma e Kodit Zgjedhor është gati të shkojë në seancë plenare për t’iu nënshtruar votimit final në raste se do të arrihen 84 votat e nevojshme.
Anëtarët kanë dalë nga rendi i diskutimit dhe ka qenë drejtuesi i mbledhjes, Ulsi Manja, që ka ndërhyrë, duke thënë se ndërhyrjet do të jenë të karakterit legjislativ, ku thekson se çështjet e barazisë gjinore janë çështje të tejkaluara.
Pjesë nga debati në mbledhje:
Gjiknuri: Le të rrimë te administrata zgjedhore dhe subjekti, mbase këtë term (gjykate) duhet ta heqim fare. Respektim të parimit për administratën zgjedhore në të gjitha komisionit. Për mendimin tim nuk duhet ta përfshijmë këtë për momentin, se është vështirë të gjejmë gra.
Gumi: Zbatimi i detyrimit të përfaqësimit gjinor sipas dispozitave konkrete.
Hysi: Studimi i Gjiknurit nuk qëndron. Në një studim rezulton se kanë kaluar më shumë vetingun grate se sa burrat. Përqindja është me e lartë të gratë. Se dimë a do gjejmë burra…
Manja: Zonja Hysi jemi në një çështje të teknikës legjislative…
Hysi: Jo jo ne jemi anëtarë dhe duhet të flasim… Në këtë ligj thuhet se në të gjitha organet vendore dhe të pavarura duhet të ketë minimumi 30% të një gjinie. Uroj që edhe në Kolegjin Zgjedhor të kemi 30% të secilës gjini.
Manja: Secili ka të drejtën të diskutojë pafund por çështjet e barazisë gjinore janë çështje të tejkaluara. Dakordësuam që në fillim të mbledhjes që ndërhyrjet do të jetë të karakterit legjislativ. Në pikën 2 të nenit do të duhet të qëndrojë fjala Gjykatë./TCH/