Sipas të dhënave të publikuara sot nga Instituti i Shëndetit Publik, në periudhën prej 13 deri më 19 korrik është regjistruar rritje e numrit të viktimave nga Covid-19 në krahasim me javën e kaluar.
Janë regjistruar 44 raste që kanë përfunduar me fatalitet, respektivisht janë regjistruar 8 viktima më tepër se në periudhën e kaluar. Numri më i madh i viktimave janë persona të moshës mbi 60 vjeçe. Në 41 raste është regjistruar vdekje në kushte spitalore, ndërsa tre raste kanë përfunduar me fatalitet në kushte shtëpiake. Tek 35 viktima, gjegjësisht 79.5 për qind prej rasteve kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese.
Nga rastet që janë hetuar në mënyrë epidemiologjike, në spital janë shtruar 88 persona ose 9.5 për qind e të infektuarve të rinj, që është një rënie prej dy përqind në krahasim me javën e kaluar, tek 275 të infektuar të rinj ose tek 29.5 për qind janë regjistruar komorbiditete, kjo nënkupton rritje për dy përqind krahasuar me javën e kaluar, thuhet në raport.
Në raport thuhet se është ulur numri i rasteve të reja dhe rasteve të shëruara.
Gjatë kësaj periudhe, ka ndryshim në strukturën e moshës së pacientëve të rinj në krahasim me javët e kaluar.
Në këtë periudhë vërehet ndryshim i strukturës së moshës të të infektuarve të rinj në krahasim me javët e kaluara, me ç’rast përqindja më e madhe janë persona të moshës prej 40 deri në 49 vjeç (21,1 për qind), më pas persona mbi 60 vjeç (20,6 për qind), numri më i madh i të infektuarve të rinj u regjistrua tek personat prej 30 deri në 39 vjeç (20,4 për qind) dhe tek personat prej 50 deri në 59 vjeç (19,7 për qind). Numër më të vogël të të infektuarve të rinj ka tek fëmijët e moshës deri në nëntë vjeç – 2,2 për qind dhe prej 10 deri në 19 vjeç – 3,5 për qind prej numrit të përgjithshëm të të infektuarve të rinj”, thuhet në raportin e ISHP./Alsat/