Në 24 orët e kaluara, në botë janë regjistruar 202.726 raste të të infektuarve të rinj me Kovid-19, me çrrastë numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 14.76 milionë, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Siç është kumtuar, në të njëjtën periudhë kanë vdekur më shumë se 4.000 persona dhe me këtë numri i vdekjeve ka tejkaluar 612.000.
Numri më i lartë i të infektuarve të rinj është konfirmuar në Amerikën e Veriut dhe Jugut, 109.052, me ç’ rast që nga fillimi i epidemisë deri më tani janë infektuar 7,811,127 persona.
SHBA-ja vazhdon ta ketë numrin më të madh të rasteve të raportuara, ndërsa më pas vijon Brazili, India, Rusia, Afrika e Jugut dhe Peru.