Petrit Vasili ka qenë ndër të parët politikanë që ka reaguar në lidhje me vendimin e parlamentit holandez që votoi pro kërkesës për rikthimin e vizave për Shqipërinë.
“Lajm shume i hidhur,Holanda,Parlamenti i saj votoi sot,qe shqiptareve tu vendosen vizat. Shqiptaret për shkak te kriminalizimit të qeverisë dhe kryeministrit dënohen qe t’u vendosen sërish vizat”, shkruan Vasili në facebook.
Sipas ish-deputetit të LSI, kryeministri dhe qeveria nuk e luftojnë krimin, por mbështeten tek ai dhe përdoren prej tij, e kjo sipas Petrit Vasilit solli në këtë situatë e cila ka vetëm një fajtor.
“Kryeministri dhe qeveria nuk e luftojnë krimin, por mbështeten tek ai dhe përdoren prej tij. Opozita po kërkon me forcë largimin e kryeministrit sepse çdo ditë që ai rri në karrige është ditë e zezë për shqiptaret. Sot shqiptaret morën lajmin më të keq qe mund te mendohej. Ka vetëm një fajtor, ai është kryeministri që po çon vendin drejt greminës. Asnjë hap pas për largimin e tij si shpëtimin e vetëm te Shqipërisë nga të tjera menxyra dhe nga të tjera lajme të zeza”, shkruan Petrit Vasili.