Rama publikon pamjet e kërpudhës: Mos e ngacmoni se rritet më shumë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në postimin e tij të zakonshëm në mëngjes, kryeministri Edi Rama kësaj radhe ka vendosur të postojë pamjet e kërpudhës, e cila është dhuratë për parkun e kryeministrisë dhe njëkohësisht duke thumbuar mbështetësit e opozitës.

Në profilin e tij në facebook, Rama ‘thumbon’ edhe mbështetësit e opozitës të cilën e rrëzuan gjatë protestave në 2019 duke shkruar:
“MIRËMËNGJES , dhe me historinë e KËRPUDHËS, duke iu këshilluar miqësisht atyre që s’e pëlqejnë, të mos e ngacmojnë se rritet më shumë, ju uroj një fundjavë të bukur”.

Kujtojmë që kërpudha është dhuratë për parkun e kryeministrisë nga artisti Carsten Holler pjesë e ciklit të famshëm të tij “Giant Mushrooms” që gjendet në koleksionet e disa muzeve në botë./TCH/

Share This Article