Sipas standardeve zyrtare kineze, Dilara sigurisht është pjesëtare e përsosur pakice. Nuk mban shami. Pi birra. Bën qejf dhe del, madje edhe shoqërohet me shokë e shoqe kineze.
Nëse i mbyllni sytë dhe dëgjoni teksa flet në gjuhën mandarine, kurrë nuk do t’ua merrte mendja se ka sy të gjelbër dhe flokë të kafenjtë – dhe se nuk vjen nga grupi etnik han në Kinë – por është ujgure, myslimane, që flet një version të turqishtes lokale në krahinën e quajtur Xinjiang në perëndimin e largët të Kinës. Kjo është vendlindja e saj.
Në fakt, krejt anëtarët e familjes së Dilarës janë qytetarë model. Edhe prindërit e saj e flasin rrjedhshëm kinezishten – goxha e pazakonshme për brezin e tyre të ujgurëve. Gjatë viteve 1990 ata ishin në mesin e ujgurëve të vetëm që punonin në një fabrikë të madhe shtetërore në Urumqi, kryeqyteti i Xinjiangut. Nëna e saj kishte marrë detyrë të lartë në pushtetin lokal, për shkak se ishte student i jashtëzakonshëm, ku pothuajse krejt nxënësit ishin të komunitetit han. Dilara është rritur në mesin e kinezëve hanë, në një kompleks të madh banimi në një pjesë të preferuar të qytetit nga shumëkush. Si nëna e saj, edhe ajo ishte nxënëse e dalluar dhe kishte ndjekur studimet në një universitet prestigjioz në bregun lindor të Kinës.