Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se superylli argjentinas Lionel Messi, do të firmosë kontratë të re me klubin.
Kontrata e Messit me Barcelonën skadon në verën e vitit 2021. Së fundi është raportuar se Interi po interesohet për transferimin e 33-vje[arit.
“Messi ka thënë shumë herë se dëshiron të pensionohet këtu dhe nuk kam dyshim se ai do të firmosë kontratë të re”, ka thënë Bartomeu për “Mundo Deportivo”.