Këtu janë disa nga zhvillimet më të fundit globale:
- Sipas raportit nga Universiteti i Johns Hopkins, numri i infeksioneve të konfirmuara është rritur në mbi 16.2 milion dhe më shumë se 648,000 vdekje të lidhura me virusin në të gjithë botën.
- Amerika mbetet epiqendra e pandemisë, duke përbërë rreth 20% të të gjitha rasteve.
- Hong Kongu ka raportuar një rritje rekord të përditshme në numrin e infeksioneve dhe ndërmori disa nga masat më të vështira të mbylljes për të ndihmuar në kontrollin e përhapjes në komunitet.
- Vietnami ka mbyllur për turistët qytetin e Da Nang, pasi u regjistruan katër raste të reja koronavirusi të transmetuara në vend – të parët që nga prilli.
- Spanja ka këmbëngulur që shpërthimet e kohëve të fundit të rasteve të reja janë të izoluara dhe nën kontroll, dhe se vendi është i sigurt për t`u vizituar nga turistët. Deklarata vjen pasi Mbretëria e Bashkuar prezantoi masat e reja që u kërkojnë vizitorëve nga Spanja të karantinohen për 14 ditë.
- Koreja e Veriut ka raportuar atë që e përshkruan si rastin e parë të dyshuar të koronavirusit. Mediat shtetërore thanë që një person që kaloi kufirin në Korenë e Jugut tre vjet më parë u kthye me simptoma javën e kaluar./BBC