Raporti: Mbyllja e skemës së lejës mund ta çojë papunësinë në 10%

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas Institutit Kombëtar të Kërkimeve Ekonomike dhe Sociale (NIESR), mbyllja e skemës qeveritare, nga e cila po paguhen pagat e punonjësve është një “gabim” dhe se kjo mund të shkaktojë rritje të papunësisë deri në 10%.

Shifrat e fundit të tregtisë tregojnë se 9.5 milion njerëz janë duke përdorur skemën, e njëjtë me një javë më parë, dhe me një kosto totale prej 31.7 miliardë pound për Thesarin.

Skema do të marrë fund në tetor, por Garry Young, nëndrejtori i NIESR, tha që përfundimi i saj mund të ishte një gabim.

“Skema ishte menduar nga kancelari që të ishte një urë përmes krizës dhe ekziston rreziku që ajo po përfundon para kohe,” tha ai.

Kancelari Rishi Sunak ka kërkuar falje që nuk ka mundur të kursejë çdo vend pune dhe ka thënë se tetë muaj “është një periudhë bujare dhe e gjatë”./BBC

Share This Article