Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua këtë pasdite në zonën e portit në Bejrut, në hangarin numër 12.
Për momentin flitet për të paktën 10 viktima dhe qindra të plagosur, sipas agjencisë së lajmeve libanese (Ann).
Ndërsa media lokale LBC flet për dhjetëra të plagosur të transportuar në spitalin Hotel Dieu, në qendër të qytetit. Ndërsa ministri i shëndetësisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në të gjitha spitalet e qytetit. Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit, por siç transmetojnë mediat vendase, ka pasur më shumë shpërthime, dhe njëra nga këto shpërthime ka goditur edhe një magazinë me municione.
Me shumë gjasa bëhet fjalë për një magazinë me fishekzjarre të sekuestruar ditë më parë në port. Sipas kanalit televiziv Al Mayadeen, shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa është dëgjuar edhe në Qipro, 200 kilometra në distancë.