Aksident në Elbasan, makina përplas për vdekje këmbësorin

albnews
By
1 Min Read

Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Një automjet ka përplasur një këmbësor në qendër të qytetit teksa ai kalonte në vijat e bardha.

Si pasojë e plagëve, fatkeqësisht ai ka humbur jetën.

Mësohet se drejtuesi i automjetit pasi ka përplasur këmbësori u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

(Foto ilustruese)

Share This Article