Në vazhdën e bisedimeve për të krijuar Qeveri dhe shumicë parlamentare, po zhvillohen takime dhe bisedime ndërmjet liderëve e përfaqësueseve të ndryshëm partiak.
Një ditë më parë VMRO-DPMNE dhe BDI kanë zhvilluar takim, nga i cili nuk kanë zbuluar asgjë. Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-së thotë se po bëjnë përpjekje për të formuar shumicë parlamentare, duke zbuluar më tej takimin mes Mickoskit dhe Ahmetit, mirëpo siç thotë nuk mundet të hyj në detaje sepse kjo do të dëmtonte procesin e bisedimeve. Megjithatë ai shton, se sa të ketë dakordime konkrete, opinioni do të jetë i informuar.
“Në lidhje me takimet e ardhshme që duhet të caktohen, gjegjësisht të realizohen, do ja lëmë kohës. Menjëherë sa të ketë dakordime ose menjëherë sa të kemi informacione më konkrete do të jenë të njoftuara mediat dhe opinioni se deri ku është situata me bisedmiet”.
Në anën tjetër ga LSDM përmes një komunikate për media njoftojnë se në vijim do të zhvillohen bisedime serioze për formimin e Qeverisë së re, e cila, siç thonë ata do të siguroj kujdes të barabartë për të gjithë.
“LSDM-ja filloi negociata serioze, tërësore me kryetarë dhe përfaqësues të lartë të partive politike të cilët janë pjesë e përbërjes parlamentare, për një mandat të ri katërvjeçar të një shumice të qëndrueshme në Parlament dhe formim të Qeverisë së përkushtuar, e cila do të lëvizë shpejt në rrugën evropiane dhe rrugën e ekonomisë dhe të drejtësisë. Bisedojmë ekskluzivisht për formimin e Qeverisë e cila kujdeset për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, të liruar nga çdo paragjykimesh etnike apo çfarëdo qoftë nacionalizmi”.
Përndryshe, një ditë më parë ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, theksoi se Kuvendi tashmë është konstituuar dhe se afati prej 10 ditësh për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë është duke vijuar.