Amerika bëhet me festival të këngës, i ngjashëm me Eurovisionin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Spektakli më i njohur në Evropë, “Eurovision”, do të udhëtojë përtej oqeanit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Festivali i Këngës në Amerikë do të nisë nga viti 2021.

Versioni amerikan i “Eurovisionit” do të mbahet në një seri prej 5-10 garave kualifikuese, që çojnë në gjysmëfinale e në fund në finalen e madhe.

“Trashëgimia unike e ‘Eurovisionit’ daton qe 65 vjet dhe popullariteti i tij në botë vetëm rritet. Është koha që Amerika të shijojë këtë spektakël, përmes garës simotër, ‘American Song Contest’. Dashuria ndaj muzikës është universale dhe festimi me muzikë në shumë zhanre e stile thyen kufijtë e bashkon njerëzit”, ka thënë mbikëqyrësi i garës evropiane të këngës, Martin Osterdahl.

“American Song Contest” do të mbahet disa muaj pas edicionit të 65-të që pritet të mbahet në Roterdam të Holandës, në majin e 2021-s. Edicioni nuk u mbajt sivjet për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Share This Article